Diego Costa drejt rikthimit në Evropë – këto janë skuadrat që janë të interesuara për sulmuesin

by admin
Spread the love

Diego Costa është në kërkim të klubit të ri.

Sulmuesi brazilian ishte në negociata me disa klube evropiane gjatë janarit, por ende nuk është sistemuar diku.

33 vjeçari është lojtar i lirë pasi së fundmi u nda me ekipin brazilian, Atletico Mineoro.

Ai iu ofruar klubit të Bundesligës, Mainz.

Ish-përfaqësuesi spanjoll i kërkoi klubit gjerman kontratë prej 18 majsh me rrogë prej 50 mijë eurosh në javë.

Megjithatë, klubi gjerman nuk ishte i gatshëm t’ia përmbushte atij kërkesat.

Gjithashtu, edhe Saint-Etienne në Francë e konsideroi transferimin e ish-futbollistit të Chelseat e të Atletico Madridit.

Por, drejtuesit e klubit thonë se lojtari i kërkonte 100 mijë euro në muaj dhe se francezët s’kishin para për ta paguar lojtarin.

Ndër të tjera, u fol që Costa mund të përfundonte edhe në Serie A, por gjithçka dështoi në fund.

E tash, ai  është në kërkim të klubit të ri.

Pasi është lojtar i lirë, ai mund t’i bashkohet ndonjë klubi evropian.

You may also like