Di Maria transferohet te Benfica

by admin
Spread the love

Sulmuesi argjentinas rikthehet në klubin portugez, do të luajë për dy sezone

Angel di Marias u rikthye te Benfica, ekip ku ai ka luajtur në vitet 2007-2010, kur u transferua nga Argjentina.

Klubi portugez njoftoi arritjen e akordit nëpërmjet një videoje ku i uronte sulmuesit të krahut mirëseardhjen.

Lojtari 35-vjeçar ka pranuar ofertën e drejtuesve të klubit portugez për të firmosur për dy vite.

Në eksperiencën e tij të parë te portugezët, Di Maria u dallua për lojën e tij dhe ra në sytë e drejtueve të Real Madridit, ku më pas u transferua dhe fitoi një kampionat, dy kupa dhe Ligën e Kampioneve.

Pas shtatë vitesh te PSG, argjentinasi u transferua te Juventusi ku u aktivizua për një sezon.

Di Maria do të luajë te Benfica me shokun e tij të përfaqësueses argjentinase Nicolas Otamendi, me të cilin fitoi Kupën e Botës vitin e shkuar në Katar 2022.

Sulmuesi i krahut do të kërkojë që të lërë sërish shenjë në klubin që i dha mundësinë të bëhej i famshëm në Europë.

Klan News

You may also like