Paolo Di Danio ishte i ftuar në “Skt Calcio Show” dhe gjatë analizës së tij ai foli edhe për Interin dhe trajnerin Simone.
Ish-sulmuesi i Milanit dhe Lazios shikon derbin e Madonnina si pikën e kthesës të gjithë kësaj situate të krijuar te kampionët në fuqi të Italisë.
“Në derbi Calhanoglu dhe Perisic nuk do i kisha zëvendësuar. Nëse fitohej derbi diferenca me Milanin shkonte 7 pikë dhe kampionati merrte fund.
Nuk më intereson aspak nëse je i dëmtuar apo i ndëshkuar me karton të verdhë. Në atë moment trajneri duhet të ketë intuitën për ta çuar ndeshjen në shtëpi.
Inzaghi është i mirë taktikisht, ajo që i mungon është aftësia për t’i mbajtur dhomat e zhveshjes si lider, gjë që e kishte Antonio Conte”, është shprehur Di Canio. / oversport.tv