“Di Biaxho, një trajner xhentëlmen”, presidenti Bardhi konfirmon teknikun e ri të Dinamos: E kemi në klub…

by admin
Spread the love

Java e fundit e fazës së parë solli largimin e trajnerit Luixhi di Biaxhos nga Dinamo. Ishte një dorëheqje nga italiani mbrëmjen e së dielës, duke parë që gjërat po shkonin keq te blutë. Me vetëm 7 pikë në 9 ndeshje dhe vendi i fundit në tabelën e klasifikimit, Dinamo e Di Biaxhos ishte një nga zhgënjimet më të mëdha të Superiores gjatë fazës së parë.

Po të kemi parasysh edhe kostot e larta financiare, zhgënjimi merr përmasa të frikshme. Humbja me Teutën në Elbasan, nga 2-0 në 2-3, nuk linte vend për koment dhe ish-futbollisti i Interit paraqiti dorëheqjen, që është pranuar nga drejtuesit e klubit.

Tani pritet të zyrtarizohet rikthimi i Dritan Mehmetit në stol, trajnerit që e ngjiti skuadrën në elitë dhe bëri një pjesë të fazës përgatitore në verë.

Reagimi

Presidenti i Dinamos, Ardjan Bardhi, dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” komenton së pari veprimin e Di Biaxhos.

“U tregua një xhentëlmen i vërtetë. E vlerësojmë dhe e respektojmë shumë Di Biaxhon. E falënderojmë për punën që ka bërë gjatë kësaj kohe. Nisëm një projekt bashkë dhe menduam për të sjellë këtë emër të madh të futbollit italian në krye të skuadrës. Gjithmonë për të mirën e Dinamos. Ka pasur gjithmonë mbështetjen tonë maksimale. Por vjen një moment që gjërat nuk shkojnë ashtu siç pritet, pasi në futboll ndodhin të tilla situata. Dinamo di t’i respektojë njerëzit dhe e përsëris, e vlerësojmë shumë vendimin e Di Biaxhos. I urojmë suksese në të ardhmen”, ka thënë fillimisht numri një i klubit dinamovit.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

The post “Di Biaxho, një trajner xhentëlmen”, presidenti Bardhi konfirmon teknikun e ri të Dinamos: E kemi në klub… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like