Dhurata e Mbappe për PSG – Shqip

by admin
Spread the love

Ka kthesë në marrëdhëniet mes yllit francez dhe klubit parisien, sulmuesi gati të firmosë deri në 2025

Mes PSG dhe Kilian Mbappe duket se është rikthyer paqja! Ylli francez është ribashkuar me ekipin e parë e ka nisur stërvitjen, e madje është shumë pranë firmës për një kontratë të re me parisienët.

Sulmuesi ka pasur në ditët e fundit bisedime me presidentin Naser al Khelaifi, të cilat kanë qenë konstruktive, e është gati që të rinovojë deri në verën e 2025.

Por në kontratën e re do të ketë një klauzolë që e lejon atë që të shitet në vitin 2024, raporton a “FootMercarto”.

Në këtë mënyrë, Mbappe do të ketë mundësinë që të largohet, ndërsa klubi parisien do të përfitojë financiarisht nga transferimi i tij.

Mbappe ishte në tribunë në takimin e parë të sezonit, që u mbyll në barazim pa gola kundër Lorient.

Ndërsa të dielën u stërvit me ekipin nën drejtimin e trajnerit Luis Enrike.

Në një njoftim për mediat, klubi sqaroi se “Pas bisedimeve konstruktive mes PSG dhe Kilian Mbappe para ndeshjes me Lorient, futbollisti u riintegrua me formacionin e ekipit të parë.”

Për të kënaqur yllin francez, presidenti Al Khelaifi mund të bëjë një tjetër goditje në merkato. Mbappe i ka kërkuar që të sjellë në “Park de Prins” lojtarin e Sitit Bernado Silva, pasi në këtë mënyrë ekipi parisien do të bëhet edhe më shumë kompetitiv.

Klan News

You may also like