Dhunohet një vajzë në Shtime, arrestohen dy të dyshuar

by admin
Spread the love

Dy persona janë arrestuar dje në Shtime, sipas policisë, njëri nga ta ka dhunuar viktimën femër kosovare, ndërsa i dyshuari tjetër nën kërcënimin e armës ka ngacmuar seksualisht viktimën.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHTRËNGIM /DHUNIM /Shtime, 21.03.2022-03:30. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri nga ta ka dhunuar viktimën femër kosovare , ndërsa i dyshuari tjetër nën kërcënimin e armës ka ngacmuar seksualisht viktimën. Njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

You may also like