Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin – Shqip

by admin
Spread the love

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara do të votojë për ndihmën për Ukrainën dhe  Izraelin të shtunën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË


1180x200

Mike Johnson kishte hezituar për javë të tëra që të fuste në rendin e ditës votimin për projekt-ligjin, pasi disa ligjvënës republikanë ishin kundër ndihmës shtesë .

“U vonua prej disa muajsh nga hezitimi i kryetari i Dhomës së përfaqësuesve , Mike Johnson ndihma prej  95 miliardë dollarësh  për Izraelin dhe Ukrainën por ka një ndryshim të kursit. Projektligji për ndihmën  do të hidhet në votim të shtunën. Po bëj atë që besoj se është e rëndësishme për tu bërë. Unë mendoj se ndihma për Ukrainën është jashtëzakonisht e rëndësishme.Nuk mund të bëjmë lojra me këtë.Duhet të bëjmë atë cfarë është e drejtë”, tha Mike Johnson.

Kryetari i dhomës së Përfaqësuesve theksoi rëndësinë e ndihmës për të parandaluar ambiciet e presidentit Vladimir Putin për ndikim rus edhe në Ballkan. Johnson kishte hezituar për javë të tëra që të fuste në rendin e ditës votimin për projekt-ligjin, pasi disa ligjvënës republikanë të linjës së ashpër, ishin kundër ndihmës shtesë për Ukrainën dhe kishin paralajmëruar se do të kërkonin shkarkimin e tij.

Në projektligjin për Izraelin përfshihen 26.38 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, shumë që do të mbulojë edhe kostot e operacioneve ushtarake amerikane që u kryen në përgjigje të sulmeve të fundit. Një paketë tjetër e   veçantë financimi  do të shkojë edhe aleatët e SHBA-së në Indo-Paqësor, dhe do të përfshijë përparësitë e tjera të politikës së jashtme në një projektligj të katërt, si edhe sigurinë në kufirin SHBA-Meksikë në një projekt-ligj të pestë.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të G7 po diskutojnë përdorimin e aseteve të bllokuara ruse për të financuar luftën në Ukrainë teksa mblidhen në Capri të Italisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like