Detajet/ Gazeta “H Metro”: Arrestohet për përdhunim pronari shqiptar i kazinosë në Zimbabwe

by admin
Spread the love

Top Channel, duke iu referuar gazetës “H Metro”, raporton se një shtetas shqiptar është arrestuar në Zimbabwe, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht ndaj një punonjëse kazinoje.

Aldo Tuci ka rënë në prangat e policisë një ditë më parë.

29-vjeçarja që ka bërë denoncimin ndaj shtetasit shqiptar pasi ishte punësuar nga ky i fundit në kazinonë e tij në Greystone Park.

Sipas dëshmisë, në 30 qershor ai e ka ftuar të renë në kazino, në një moment kur brenda nuk ndodhej askush tjetër dhe ka dashur t’i sigurojë vendin e punës, nëse në këmbim kryente marrëdhënie intime me të. Tuci dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën.

Vetë e reja ka bërë denoncimin pasi u shkarkua nga puna, me arsyetimin se nuk kishte performancë të mirë në punë.


Top Channel

You may also like