Detaje të reja nga sulmi në Teksas/ Oficerët e policisë thyen xhamat për të shpëtuar fëmijët

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme u raportua për një sulm të rëndë në një shkollë në Teksas, ku një i riu vrau 19 fëmijë dhe dy mësues.

Sipas BBC, 19 vjeçari ka qëlluar fillimisht mbi gjyshen e tij, ku më pas ka përplasur një automjet pranë shkollës dhe ka nisur  të qëllojë mbi nxënësit.

“Oficerët e shkollës dhe forcat shtetërore ishin të parët në vendngjarje. Ata dëgjuan të shtëna armësh nga klasa dhe u përpoqën të hynin, por ata u ndeshën me të shtëna nga sulmuesi. Disa prej tyre u qëlluan. Ata filluan të thyejnë xhamat, duke u përpjekur të evakuojnë fëmijët dhe mësuesit”, tha nënkoloneli, Chris Olivarez.

Më pas autori është futur në një klasë dhe ka filluar të qëllojë pa ndalim, më një armë zjarri. Pas të shtënave, policia ka arritur të futet në klasë dhe ka qëlluar mbi 19 vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Sipas informacioneve ai jetonte me gjyshërit e tij dhe ishte i papunë.


Top Channel

You may also like