Detaje nga vrasja në Maliq të Korçës, çifti kishte tre fëmijë, autori konsumonte alkool

by admin
Spread the love

Një ngjarje e rëndë tronditi Maliqin mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë, ku Gjegj Mullalli vrau gruan e tij Luizën, më pas e hodhi në gropën e ujërave të zeza.

Trupi i pajetë i 46-vjeçares e identifikuar si Luiza Mullalli është gjetur mbrëmjen e sotme në një gropë septike pranë banesës së saj.

Ata ishin në proces divorci, ndërsa viktima ishte me urdhër mbrojtjeje. Çifti kishte tre fëmijë, gruaja shkonte shpesh te dy vajzat në Greqi, ndërsa autori jetonte me djalin në Zëmblak në banesën e prindërve të tij.

Autori punonte në ndërtim, ndërsa viktima në rrobaqepësi në Korçë. Sipas familjareve te viktimës autori konsumonte shpesh alkool.

Pas krimit ai është arratisur, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Mes lotësh dhe e tronditur nëna e 46-vjeçares që u vra nga bashkëshorti akuzon se vrasjen e ka urdhëruar motra e autorit e cila jeton në Amerikë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like