Dështon negociata për Presidentin e ri, reagon Salianji: Gjithçka ishte një teatër me fund të ditur

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ në lidhje me pretendimet e opozitës dhe të PS-së, ku njëra anë akuzon maxhorancën për prishjen e marrëveshjes për presidentin, ndërsa kjo e fundit e mohon. Sipas Salianjit, gjithçka është një teatër me fund të ditur, ndërsa shtoi se opozita mori kosto të panevojshme.

Postimi i Salianjit:

“Siç dukej dhe dihej! Partia Socialiste shfrytëzoi nevojën për protagonizëm personal dhe “naivitetin” dhe siç e kishim paralajmëruar kjo farsë vetëm frangmentarizoi më shumë opozitën dhe i dha autokratit alibi sikur kishte proces dhe se opozita nuk merret vesh mes vetes për një kandidat të përbashkët!

Ishte teatër me fund të ditur! Fatkeqësisht opozita mori kosto të panevojshme!”-shkruan ai.

You may also like