Dështon mbledhja e Komisionit për Integrime, pozita akuzon opozitën për pengesë të proceseve

by admin
Spread the love

Në mungesë kuorumi, është shtyrë për nesër mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, ku do të shqyrtohet Projekt-rregullorja e Kuvendit të Kosovë në aspektin e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Deputetja e VV-së, Arbëresha Hyseni-Kryeziu tha ishin dy deputetë të opozitës që lëshuan sallën duke u quajtur “opozitë konstruktive”, dhe se në mungesë të deputetëve pamundësohet puna e komisionit.

“Jemi vetëm pesë deputetë prezent, prandaj nuk kemi kushte për të filluar mbledhjen në mungesë të kuorumit. Në takimin paraprak ishin të pranishëm edhe dy deputetë të opozitës të cilët e lëshuan sallën, duke qenë se janë opozitë konstruktive, siç po e quajnë vetën. Ata pengojnë shtyrjen përpara të proceseve që ndërlidhen me punën tonë si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe si deputetë anëtarë të Komisioneve përkatëse”.

“Prandaj në mungesë të deputetëve sot, ne e kemi të pamundur të vazhdojmë me punimet e këtij takimi, megjithatë meqenëse në kuadër të rendit të ditës sot kemi çështje shumë të rëndësishme për t’i votuar, njëjte siç është edhe projekt rregullorja e punës së Kuvendit që është shumë e rëndësishme të kalojë sa më parë në Kuvend sepse ky proces ndërlidhet edhe me raportimin në raportin për vendin dhe me plot çështje tjera që lidhen me procesin e integrimit”, tha ajo.

Ndërsa ka kërkuar prej deputetëve të marrin pjesë në mbledhje që t’i votojnë këto projektligje që janë te rëndësishme për punën e Kuvendit.

Komisioni për integrime do të mblidhet nesër në ora 9:30./KP

You may also like