Dështimi i radhës në selinë blu, Gazment Bardhi të pathënat e negociateve me Berishën

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë me dije se i ka dërguar një propozim me shkrim “Rithemelimit”, mirëpo ka marrë mbrapsht një përgjigje përfundimtare ku PD e udhëhequr nga Sali Berisha i kërkon që të njohin statutin e 11 Dhjetorit.

Bardhi u shpreh se ky nuk është një propozim dhe as hapja e një mundësie për bashkëpunim.

“Un kam bërë propozimin tim dhe kam marrë një përgjigje që nuk është propozim. Të thuash ti ke të drejtë të më thuash mua që do marrësh pjesë në primare, ky nuk është bashkëpunim. Rregullat janë caktuar dhe varet sa ndikim ke dhe kontroll në këtë proces. Unë kam bërë një propozim me shkrim dhe kam marrë një përgjigje përfundimtare nga ata që ata kanë një statut dhe ne duhet të njohim statut, ky nuk është bashkëpunim, kjo nuk është përgjigje.

Të jem i siqertë këtë deklaratë kam ndjekur ka konfirmuar këtë që unë po them që ata kanë një statut dhe nuk lëvizin nga statuti. Peshroja ka anuar nga statuti, ndërkohë në të gjitha bisedimet që kam biseduar nuk ka ndikuar në statutin që njoh unë dhe gjyakta, por nga mundësia e demokratëve për të mundur Edi Ramën”, tha Bardhi.

You may also like