Dëshira e flaktë e Anuarit të vogël nga Haraçina që të bëhet polic

by admin
Spread the love

Anuar Pajaziti është një vogëlush nga Haraçina e Shkupit, i cili vijon mësimet në klasën e parë të shkollës fillore të fshatit. Është vetëm 6-vjeçar, por që tani ai ka filluar të përgatitet për të realizuar ëndrrën e tij të fiksuar, informon portali Shtegu. Përkundër zellit të madh që shpreh në mësim, Anuari ka vendosur qysh tani që në të ardhmen të bëhet një polic i rregullt.

Nuk dihet prej nga ky obsesion te vogëlushi, por ai aq shumë i është përkushtuar këtij profesioni sa që ka vizituar stacionet policore, vishet me uniformë policore, mban edhe lodra revole dhe gjithçka që i takon një pjesëtari të forcave të rendit.
Të shpresojmë se në një të ardhme të afërt , Anuari do ta realizojë ëndrrën e tij të flaktë.

You may also like