“Deri tani kemi qenë perfekt”, Perisic: Nëse luajmë njësoj si me Brazilin jemi në finale!

by admin
Spread the love

Për Ivan Perisic, Kroacia në rrugëtimin e saj në Kupën e Botës, Katar 2022, deri në këto momente ka qenë perfekte.

Ndërsa doli në konferencë për mediet, krah trajnerit Zlatko Dalic, në prag të gjysmëfinales me Argjentinën, mesfushori i Tottenham theksoi se ëndrra është të luajë në finale, ndërsa shtoi se nuk do të ndalen me kaq.

“Deri më tani ne kemi qenë perfekt, por ne nuk duam të ndalemi këtu, ëndrra e çdo sportisti është të luajë në finale. Varet shumë nga ne. Nëse ne jemi mirë, nuk ka frikë. Nëse luajmë si kundër Brazilit nuk do të kemi asnjë problem”-deklaroi Perisic.


Top Channel

You may also like