Deri në nëntor mund të bëhen shumë punë pozitive, tha Kovaçevski për ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se nevojitet përfshirje të ekspertëve dhe politike në zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.
Ai ka thënë se për momentin nuk është planifikuar takim i ri i liderëve, por nuk e përjashtoi mundësinë që sërish të bisedohet për proceset më të rëndësishme në shtet.
“Nuk vlerësoj se gjashtë muaj është periudhë e shkurt. Deri në nëntor ka dhjetë muaj dhe për këtë periudhë mund të bëhen shumë gjëra pozitive. Çdokush duhet të jetë i përgjegjshëm dhe të jetë në nivelin e detyrës dhe obligimin që e ka ndaj qytetarëve”, ka thënë Kovaçevski, përcjell SHENJA.


You may also like