Deri diku, por nuk duket se jam natyrë e ftohtë

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito janë kthyer në dy nga personazhet më të dashur të momentit. Emrat e tyre janë pa diskutim kryefjalë në mediat rozë, teksa lajmet për dyshen e njohur janë tashmë të panumërta.

Që në ditët e para, Luizi ka shprehur hapur simpatinë për moderatoren, teksa Kiara ka vendosur që të jetë më e rezervuar dhe ka vendosur t’i marrë gjërat më me qetësi. Por kjo nuk e pengon që të krijojë situata të bukura e mjaft të këndshme për publikun që ka shumë dëshirë të ndjekë se si po shkon marrëdhënia e tyre.

Së fundmi, në një lojë të dhënë nga Vëllai i Madh, banorët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve anonime të bëra nga ata vetë. E një prej tyre kishte vendosur të ngacmonte Kiarën nëse është e dashuruar brenda shtëpisë së Big Brother, duke e lidhur pyetjen me Luizin.

Përgjigjja e Kiarës në fakt nuk pritej, teksa kjo e fundit u përgjigj se deri diku ndihet e dashuruar, por të tjerët nuk arrijnë ta kuptojnë për shkak se ajo është natyrë e ftohtë. “Deri diku”. “Ndoshta keqkuptohet se jam natyrë pak e ftohtë.

Jam natyrë pasionante dhe nuk dua ta shfaq pasionin këtu brenda në sy të të gjithëve”- tha Kiara Tito. Menjëherë pas kësaj përgjigjeje, Luizi ka reaguar i befasuar, teksa u ngrit në këmbë dhe më pas filluan edhe brohoritjet nga të tjerët.

You may also like