Derbin e parë e fiton Interi, të rinjtë zikaltër thyejnë moshatarët e Milanit

by admin
Spread the love

Derbin e parë të Milanos të kësaj jave e ka fituar Interi. Në qendrën sportive “Vismara”, në antipastën e sfidës së të shtunës që do të zhvillohet në “San Siro”, skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu mposhti 2-1 skuadrën e teknikut Federico Giunti, që vinte në këtë takim pas 4 fitoreve radhazi.

Interi, falënderon për herë të dytë brenda pak ditëve Lorenzo Peschetola, që pasi shënoi gol ndeshjen e kaluar përballë Spal, vendosi fatin e derbit me golin e shënuar.

Për zikaltërit fillon në mënyrën më të mirë muaji shkurt dhe tashmë zënë vendin e dytë në renditjen e këtij turneu, 9 pikë larg kryesuesve të Romës. / Oversport.tv

You may also like