Derbi kroat Hajduk – Dinamo/ ”Torcida” demoloi stadiumin dhe shkaktoi kaos në Split! – Shqip

by admin
Spread the love

Kaosi ka mbretëruar dje në Split pas derbit Hajduk – Dinamo të gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Humbja e dytë brenda katër ditëve, ka irrituar tejmase tifozët e Hajdukut “Torcida” të cilët pas ndeshjes u futën në terren për t`u përplasur me tifozët mysafirë “Bad Blue Boys”.

Por, këtu nuk u ndal kaosi. U transferua rreth “Poljudit” dhe nëpër rrugët e Splitit. Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë video-materiale të shumta të përballjes së tifozëve me policinë kroate.

Raportohet për tre policë të lënduar, kurse janë arrestuar 51 tifozë të Hajdukut.

Sipas mediave kroate, numri mund të rritet pas kontrollimit të kamerave të sigurisë. /tvklan.mk/

You may also like