Derbi italian në çerekfinalet e Ligës së Evropës

by admin
Spread the love

Të premten është tërhequr edhe shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Evropës, ku gjithashtu do të ketë ndeshje tejet interesante.

Megjithatë, këtë fazë të kësaj gare e karakterizon derbi i skuadrave italiane, Milan – Roma. Këto dy skuadra do të përballen njëra me tjetrën për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Ndërkohë, skuadra tjetër nga Italia, Atalanta do të ketë punë me Liverpoolin.

Skuadra e Benficës do të luaj kundër Marseillet, ndërsa Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës do të luaj kundër West Ham Unitedit.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 prill.

Po ashtu, të premten është tërhequr edhe shorti për ndeshjet gjysmëfinale dhe rrugën e skuadrave deri në finalen e kësaj gare, e cila mbahet më 22 maj në Dublin të Irlandës.

You may also like