Derbi i Manchesterit ndizet jashtë fushës

by admin
Spread the love

Merkato e verës është ende larg, megjithatë klubet kanë nisur të projektojnë lëvizjet e para.

Në Manchester, pritet të luhet një derbi jashtë fushe mes drejtuesve të United dhe atyre të Cityt. Shënjestra është Michael Olise, sulmuesi anësor i Crystal Palace.

22-vjeçari po zhvillon një sezon pozitiv me Palace duke shënuar gjashtë gola e asistuar në tre raste në 11 paraqitje me skuadrën e tij në Premier League. Statistika që kanë të tërhequr United dhe City, teksa klubet janë të gatshme të ofrojnë deri në 60 milionë paund për kartonin e francezit.

Me paratë që në këtë situatë nuk janë një problem, duket se do të jetë vetë Olise ai i cili do të zgjedhë klubin e ardhshëm bazuar në preferencat e tij individuale.

E sigurt është se Olise do të lëvizë nga Londra për të nisur ndoshta aventurën më të rëndësishme të karrierës dhe destinacioni më i mundshëm është Manchesteri, për t’u vendosur mbetet vetëm ngjyra që do të përfaqësojë në këtë qytet.

You may also like