Deputetja irlandeze në PE reagon ashpër ndaj heshtjes për dramën humanitare në Afganistan

by admin
Spread the love

Clare Daly, deputetja irlandeze për Parlamentin Evropian (PE), reagoi ashpër ndaj heshtjes së parlamentit për dramën në Afganistan, ndërsa solli luftën e Ukrainës në rendin e ditës.

Clare Daly, duke folur në një sesion të Parlamentit Evropian, kritikoi standardet e dyfishta të aplikuara për Ukrainën dhe Afganistanin, duke pyetur deputetët pse kriza humanitare e përjetuar nga populli afgan u pa si e parëndësishme.

Deputetja irlandeze Daly tha: “Nuk ka dyshim se ne jetojmë në kohë krizash në të cilat jetët e civilëve të pafajshëm sakrifikohen në luftërat e zotërinjve të tyre. Po, në Ukrainë, por jo vetëm në Ukrainë. Që nga asambleja e fundit e përgjithshme, dhjetëra mijëra qytetarët afganë janë detyruar të ikin në kërkim të ushqimit dhe sigurisë. 5 milionë fëmijë përballen me urinë, ankthin dhe vdekjen e dhimbshme, martesat e fëmijëve janë rritur me 500 për qind dhe fëmijët janë shitur për të mbijetuar. Këta nuk përmende fare. Nuk përmenden as këtu as diku tjetër.”

Ajo nënvizoi se nuk ka pasur transmetime televizive të dramës në Afganistan dhe nuk ka pasur përgjigje të menjëhershme humanitare ashtu si në Ukrainë.

“Nuk ka asnjë takim privat, nuk përmendet as në asamblenë e përgjithshme. Asnjë delegacion afgan, asnjë shpjegim. Oh Zoti im, ata duhet të pyesin veten se çfarë e bën krizën e tyre humanitare kaq të parëndësishme. Ngjyra e lëkurës së tyre? Sepse ata ‘Nuk janë të bardhë?’ ose që ata nuk janë evropianë? A është për shkak se problemet e tyre janë shkaktuar nga një armë amerikane apo nga pushtimi amerikan? A është që vendimi për të vjedhur pasurinë e vendit të tyre u mor nga një president despotik i Shteteve të Bashkuara (SHBA), e jo nga një rus? Sepse Zot, të gjitha luftërat janë të këqija dhe të gjitha viktimat meritojnë mbështetje dhe derisa ne të arrijmë në atë pikë, nuk kemi asnjë kredibilitet”, kritikoi ashpër deputetja irlandeze Clare Daly neglizhencën e Parlamentit Evropian për krizën humanitare në Afganistan.

 

You may also like