Deputetja e PD-së zbulon “dhuratën” që ka marrë Rama nga demokratët për zgjedhjet e 6 marsit

by admin
Spread the love

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri u shpreh se ndarja mes demokratëve është në favor të Ramës. Ajo tha se Ramës duket sikur ky grupim i erdhi si ta kishte porositur.

Deklarata e Pampurit:

“Ajo që dua të them është se ne nisem një betejë për këto zgjedhje edhe pse erdhi krejt papritur dhe në një moment që i shërbente dikujt që e nxori si gurë shahu nga xhepi për të luajtur, por besoj se në çdo hap që hedhim, është një kundërshtar politik, ai është Edi Rama, dhe ne me atë merremi gjithë kohës, mazhoranca është ajo me të cilën bëjmë opozitë. Besoj se gjithkush e kupton që thirrja është bërë për një arsye të vetme dhe është nën favor të interesave të qytetarëve dhe kur vëmendja shpërqendrohet në këto grupime, atëherë kjo do ti jepet në favor të Ramës. Rama duket sikur ky grupim i erdhi si ta kishte porositur”, tha Pampuri.

You may also like