Deputetja e PD-së zbardh çfarë po përgatisin dhe kërkesën e veçantë që i ka bërë Sali Berishës

by admin
Spread the love

Ndërkohë që Sali Berisha kërkon shkarkimin e Lulzim Bashës, deputetja e PD-së Sorina Koti thekson se do të pranojnë çdo vendim që mund të marrë Kuvendi Kombëtar. Koti tha se Basha e mori atë vendim për të hequr peshën e vendimmarrjes nga institucionet brenda partisë.

Gjithashtu, ajo theksoi se do t’i kërkojnë informacione ambasadores amerikane më shumë informacione për shpalljen non grata të Berishës.

Deklarata e Kotit:

“Këtë do të vendosin demokratët me anë të votës. Ne do pranojmë çfarëdolloj vullneti që do të vendosin për fatin. Unë isha në foltore dhe i kam kërkuar Berishës që të gjendet një rrugëzgjidhje, demokratët nuk e meritojnë atë që ka ndodhur. Asnjëri nga ne nuk ka dashur të jetë në këto kushte. Ky është një debat që nuk i takon demokratëve dhe deputetëve. Ka qenë një vendim i marrë nga Basha për të hequr peshën e vendimarrjes nga institucionet brenda partisë, me bindje e them se asnjë nuk do të votonte që Berisha të përjashtohej. Do t’i kërkojmë ambasadores amerikane që të japë më shumë sqarime për shpalljen non grata.

Kam dëgjuar deklaratat e ambasadores dhe arsyeja kryesore ka qenë pjesa e deklarimit non grata. Por vetë Berisha ka thënë që distancimin do e mbajë në mënyrë të shëndetshme…kjo është një dilemë shumë e madhe,” u shpreh Koti.

You may also like