Deputeti Mehmedi: Bashkë me Ministrinë e Drejtësisë zgjodhëm problemin e personave të paevidentuar, bëhemi vendi i parë në Evropë

by admin
Spread the love

Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se së bashku me përfaqësues të ministrisë sl drejtësisë dhe nga organizatatat joveveritare dhe OSCE& ODIHR tani më kanë sjellur një propozin ligj për personat e pa regjistruar ligj me të cilin do të zgjidhet fati i shumë qytetarëve, shkruan Top24

Postimi i plotë i Mehmedit;

Bashkërisht me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Deputetë, Organizata joqeveritare dhe ndërkombëtare, ( OSCE& UNHCR) dhe përfaqësues të Këshillit të Evropës në Mavrovë realizuam punëtori dy ditore, ku pas një debati konstruktiv dhe shumë frytëdhënës, përpiluam propozim ndryshimin dhe plotësimin final të ligjit për personat e pa regjistruar.
Këta ndryshime ligjore të harmonizuara dhe dakorduara nga të gjitha subjektet, do të vazhdojnë procedurën për implementim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut!

Me miratimin e këtij ligji Maqedonia e Veriut bën një hap shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e saj evropian duke e zgjidh përfundimisht problematikën e personave të pa regjistruar në librat amë. Gjithashtu, vlen të theksohet se me këto ndryshime ligjore, RMV bëhet vendi i parë në Evropë që zgjidh çështjen e kësaj kategorie të popullatës.

You may also like