Deputeti i PS uron Ditën e Pavarësisë me portretin e Enver Hoxhës, Alibeaj publikon mesazhet

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka uruar në grupin e ëhatsapp të komisionit ku bën pjesë Ditën e Pavarësisë.

Mirëpo, ajo që nuk i ka shpëtuar deputetëve demokratë, është fakti se Çela ka uruar këtë ditë me një flamur ku shihet dhe portreti i ish-diktatorit Enver Hoxha. Alibeaj, e ka quajtur këtë urim si një turp, e në një postim në rrjete sociale thotë se duhet urgjentisht të bëhet dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare.

Nga ana tjetër, reagimeve, Çela i është përgjigjur me fjalët “Rrituni për Shqipërinë që duam!”.

Postimi i Enkelejd Alibeaj:

“Ja se cfare poston Bujar Cela, deputet i PS, si urim per diten e pavaresise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit permbi te!

Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrenjet shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerise shqiptare!

Dialogu mes deputetëve në grupin e Whatsapp:

You may also like