Deputeti i PD zbulon skenarin e Berishës në ditët në vijim: Jam kundër djegies së flamujve të Serbisë

by admin
Spread the love

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi në mbyllje të protestës ka zbuluar për skenarin që e pret Partinë Demokratike ditët në vijim. Bumçi u distancua nga personat që kanë djegur flamurin e Serbisë.

“Opozita po hyn në një proces të rëndësishëm. Ne do ti ftojmë të gjithë kundër regjimit të Edi Ramës, shqiptarët nuk kanë votuar që Edi Rama të qeverisë, këtu fillon ringritja e PD. PD është e gjallë.

Pas kësaj proteste kemi dy procese, i pari është opozita shqiptare, PD të hyjë në proces ringritje për të ndërtuar një shtëpi të madhe për deklaratë pavarësisht bien ose jo dakord me Berishën, të ketë një vend për të gjitha nuancat. Rregullat e lojës janë një anëtarë një votë, do të jenë anëtarë që do të jenë kush do të jenë kandidatët për kryetarë partie do të jetë vlerësimi i tyre që do të përcaktojmë kush është kryetari i ri. PD si e 92 do të bëjmë dhe si e 2005 një shtëpie madhe. Unë i bëju ftesë gjithë demokratët të vijnë të na bashkohen.

Djegia e flamujve të Serbisë? Ne respektojmë çdo shtet jemi për fqinjësi të mirë, jam kundër këtyre akteve që ju thatë, por jemi kundër projektit për Ballkanin e Hapur që nuk është projekt evropian”, tha Bumçi.

You may also like