Deputeti i PD bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me takimin e një pjese të deputetëve, ku tha se u zhvillua për të vendosur se çfarë do të bëjë kjo parti.

Ai tha se demokratët duhet të bashkohen dhe nëse nuk ndodh kjo në zgjedhjet lokale ata do të humbasin duke fituar Rama.

Gështenja: Takimi informal me deputetët demokrat u kërkuar në 19 korrik dhe u ra dakord që do të ishte në fund të gushti qëllimet e takimeve ishte se çfarë duhet të bëjmë ne për të ndërtuar ura dhe jo mure ndarëse, për të dalë në një bashkim të demokratëve. Unë nuk do të ndal së thëni se demokratët duhet të bëhen bashkë sidomos kur sfida lokale është shumë afër. Nëse nuk ka bashkim zgjedhjet lokale do të humben para makinerisë së egër të Edi Ramës.

Kjo është vetmja mundësi për të fituar zgjedhjet lokale. Çdo gjë tjetër është në favor të Edi Ramës, prandaj ne si opozitë jemi të dënuar që të bashkëpunojmë për hir të demokratëve dhe shqiptarëve. Duhet të ulemi dhe diskutojmë e të gjejmë gjuhën e përbashkët. Më shumë pika na bashkojnë sesa na ndajnë. Çdo koleg dhe kryetar partie duhet të kuptojë se ne kemi bindje te djathta dhe duhet të respektojmë me mendimin ndryshe.

Gështenja shtoi se nëse nuk fitohet bashkia e Tiranës dhe bashkitë e tjera në Lokalet 2023, do ta kenë shumë të vështirë në zgjedhjet e tjetra parlamentare.

Gështenja: Bashkimi i demokratëve në zgjedhjet lokale është i domosdoshëm. Le ta fillojmë bashkimin qysh nga grupi parlamentar, se përndryshe se do të vihet në pikëpyetja e PD-së dhe opozitë vetë. Nëse nuk fitohet bashkia e Tiranës dhe bashkitë e tjera, do ta kemi shumë të vështirë në zgjedhjet e tjetra parlamentare. Ne e pamë në 25 prill rezultatin kur nuk kishim asnjë pushtet.

You may also like