Deputeti demokrat zbulon çfarë ka thënë agresori i Berishës pasi u kap: Gjithçka ishte e strukturuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi thotë se Gert Shehu ishte instruktuar qartë për të sulmuar kreun e PD, Sali Berisha. Në një intervistë Boçi tregoi se agresori i Berishës në momentin që ishte neutralizuar kishte thënë se ‘ishte diçka që duhej bërë’, çka sipas tij tregon se kishte marrë instruksione për sulmin.

“Ai është një njëri me vetëdije të plotë për atë që po bënte. Ka thënë që ishte diçka që duhej bërë në momentin që e ka ndaluar Breçani dhe këtë e ka thënë edhe në polici. Duhej bërë se kishte marrë një udhëzim të tillë. Këtu e drejta jonë për të thënë në bazë të fakteve që këtu ka një organizim për qëllime politike është e qartë. Nëse ishte i sëmurë mendor, pse shkoi direkt te Berisha? Ishte shumë e strukturuar gjithçka”, tha Boçi.

You may also like