Deputetët në pauzë deri në orën 20 – Sonte pritet votimi i ministrave të rinj – Shqip

by admin
Spread the love

Pas debatit disa orësh për zgjedhjen e ministrave të rinj në Qeveri, Kuvendi është në pauzë deri në orën 20. Për fjalë janë paraqitur edhe katër deputetë.

Debati i pasdites kaloi në zënka partiake,u zhvillua lidhur me atë kush çfarë bëri në pushtet, ndërsa dominuan temat e ekonomisë, bujqësisë, shëndetësisë,… Deputetët folën për “Shkupin 2014”, rezervat e mallrave, inflacionin, institucionet e sulmuara,….

VMRO-DPMNE sërish akuzoi për korrupsionin dhe krimin, duke konstatuar se rizgjedhja e ministrave dhe ristrukturimi i qeverisë do të rezultojë në “koalicion për të shpëtuar Artan Grubin”, ndërsa LSDM-ja, ndër të tjera, u fokusua në pronat “milionëshe” të cilat blihen me paga të profesorëve.

“Me kandidatët e rinj të propozuar për ministra dhe dikasteret që ata duhet të udhëheqin, konfirmohet dështimi i kësaj Qeverie. Qytetarët me të drejtë pyesin se si do të japë ndonjë rezultat tani për 10 muaj ai që shkaktoi shembjen e këtyre sektorëve”, tha deputetja nga VMRO-DPMNE, Maria Petrushevska.

Sipas bashkëpartiakut të saj, Jovan Jauleski, Arben Taravari është peng i grupit.

“Partia lirisht mund të riemërtohet në Aleancë për Artanin. Ju nuk realizoni asnjë interes për votuesit tuaj dhe pse dikush të votojë për ju në zgjedhjet e ardhshme”, tha Jauleski nga VMRO-DPMNE.

Deputetja e LSDM-së Sanela Shkrijel u tha deputetëve të VMRO DPMNE-së që të pyesin kryetarin e tyre se si mundet me pagë të një profesori të keni prona milionshe.

“Të gjithë profesorët dhe mësimdhënësit dëshirojnë të dinë se si me një pagë mesatare të profesorit mund të keni prona me miliona si në Shkup ashtu edhe jashtë Shkupit dhe si të keni biznese prej 11 milionë euro”, theksoi Shkrijel.

Kuvendi po debaton për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë, Krenar Loga në Drejtësi, Fatmir Mexhiti në Shëndetësi, Azir Aliu në dikasterin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si dhe Kaja Shukova në dikasterin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Ministrat e rinj pritet të votohen sonte.

You may also like