Departamenti Amerikan i Mbrojtjes lëshon komunikatë rreth takimeve me ministrin Mehaj në Pentagon

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, nënkoloneli Anton T. Semelroth ka folur rreth takimeve që Departamenti Mbrojtjes në Pentagon dhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës zhvilluan përgjatë dy ditëve.

Semelroth ka thënë se qëllimi i këtyre takimeve që u zhvilluan më 14-15 tetor, ishte diskutimi për thellimin e marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe zbatimi i planit 10-vjeçar të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net

“Departamenti i Mbrojtjes dhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës zhvilluan Konsultime Bilaterale të Mbrojtjes më 14-15 tetor në Pentagon. Qëllimi i takimeve ishte diskutimi rreth bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe zbatimi i planit 10-vjeçar të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dy udhëheqësit diskutuan në lidhje me projektet që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive praktike dhe ndërveprimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Aty jepen detaje edhe për takimin që ministri Mehaj kishte me Nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl me të cilin, thuhet se kishte diskutime për të riafirmuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Kosovë në fushën e mbrojtjes. Kahl dhe Ministri Mehaj diskutuan edhe për sigurinë rajonale, stërvitjet dhe kontributet në operacionet ndërkombëtare.

Kujtojmë se gjatë ditë së djeshme, Ministri Mehaj tha se në kuptim të avancimit të partneritetit të përhershëm, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ofroi Nën-Sekretarit Kahl mundësinë për krijimin e një baze ushtarake të përhershme të ushtrisë amerikane në Kosovë, duke vlerësuar se do t’i kontribuonte shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan.

You may also like