Dëmtohet monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë në Tiranë, i vidhen për skrap pllakat metalike

by admin
Spread the love

Monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë, është dëmtuar nga persona të cilët i kanë vjedhur pllakat e metalit për t’i shitur për skrap, duke dëmtuar kështu një monument kulture.

Siç shihet dhe nga pamjet, pllakat anësore në pjesën e poshtme të monumentit, janë çmontuar dhe janë hequr.

Ky akt i shëmtuar vjen në vigjilje të festave të Nëntorit, ku persona të papërgjegjshëm në vend që të nderojnë objektet simbolike në funksion të kësaj feste patriotike mbarëkombëtare, zgjedhin t’i dëmtojnë ato për përfitime meskine.

Kujtojmë se monumenti i Pavarësisë u vendos në parkun “Rinia”, në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë në vitin 2012. Ai u ndërtua nga arkitektët Visar Obrija dhe Kai Kiklas.

You may also like