Dëmtimi misterioz i Kumbullës ndaj Anglisë, mbrojtësi rikuperohet në kohë rekord!

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla rikuperohet në kohë rekord pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Anglisë me kombëtaren shqiptare ku u zëvendësua pas vetëm pak minutash lojë kur rezultati ishte 1-0 në favor të përfaqësueses së “tre luanëve”.

Kumbulla bashkë me Lorenzo Pellegrinin u stërvitën rregullisht me grupin këtë të enjte dhe ndryshe nga kapiteni që mbetet në dyshim mbrojtësi shqiptar do të jetë gati për duelin ndaj Genoas me Jose Mourinhon që e ka projektuar titullar në sfidën së dielës në mbrëmje ku me skuadrën ligure do të debutojë në stol një emër i madh si Andriy Shevcenko.

Një rikuperim në kohë rekord i Marash Kumbullas që e bën vërtet misterioz dëmtimin e tij me Shqipërinë ndaj Anglisë. A kishte vërtet probleme Kumbulla apo kërkoi zëvendësimin pasi e parandjeu një disfatë të thellë për të shmangur kështu një tjetër paraqitje të dobët në aspektin individual pas atyre me Romën në ndeshjet ndaj Bodo Glimt dhe Venezias.


Top Channel

You may also like