Demokrati surprizon Berishën: Nuk je 77, por 37-vjeç, mos i fik motorat se na ke prapa, duhet të bëhemi të gjithë Isa Boletina si Sali Berisha

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha, po zhvillon fushatën për kryetar të Partisë Demokratike në Lezhë, ku një demokrat ka supriruzar liderin historik të demokratëve në takimin që ky i fundit pati në Lezhë.

Demokrati, i cili thotë se sot festonte 76-vjetorin e lindjes, i ka bërë thirrje Berishës të mos i fikë motorat dhe të bëjë gjithçka për të ardhmen e vendit.

“Sot kam 76-vjetorin. Pranova të vij me Sali Berishën këtu dhe shokët e tij. Mos i fik motorat, na ke pas, popullin e ke pas, rininë e ke pas. Prandaj, sulm përpara. Mos u tërhiq. Nuk je 77 vjeç, je 37-vjeç. Jam baba i 10 fëmijëve, kam nipa e mbesa. Nuk dua asgjë, dua të ardhmen e nipërve të mi, të popullit shqiptar, dua të ardhmen e Shqipërisë. Dua siguri. Duhet të bëhemi të gjithë Isa Boletina si Sali Berisha”, tha demokrati.

You may also like