Demokrati bën deklaratën e fortë: Berisha s’kthehet kurrë në krye të partisë

by admin
Spread the love

Ish-sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka deklaruar kryedemokrati Lulzim Basha duhet të hapë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Sipas tij, zgjidhja e situatës në të cilën ndodhet PD është vetëm ‘kutia e votimit’ ku demokratët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Ai thotë se nuk është e drejtë që Basha mos ta hapë garën për kryetar me pretendimin se sapo është zgjedhur.

“Zgjidhja do kishte ardhur shumë thjeshtë nëse ata që sot popullojnë zyrat e katit të dytë të PD nëse do kishin besuar ashtu si kundërthonë të demokracia dhe fuqia e votës, zgjidhja ka qenë një, që kur ka nisur krisja. Zgjidhja ka qenë një kutia e votimit, me komisione të balancuara e fleta votimi të certifikuar.

Ne që për 4 vite kemi bërë pafund protesta, kemi dal me teorinë që unë jam votuar brenda pak muajsh dhe nuk mund të bëjmë zgjedhje. Prandaj u detyruan demokratët ta merrnin vetë fatin në dorë”, u shpreh Kaso.

Janë shumë të kujdesshëm ambasadorët dhe duhet të jemi të kujdesshëm me shqiptarët me ca iu servirim që mos të themi që Amerika do ta shohë PD në pushtet. Kjo është gënjeshtra më e madhe dhe shërbimi më i keq që mund t’i bëjmë PD duke i bindur demokratët që Amerika do të çojë PD në pushtet”, tha Kaso.

Sipas Kasos, ‘lufta’ në PD nuk ka ardhur nga përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar, por përjashtimi ishte një indicie që nxiti anëtarët të revoltoheshin kundrejt të gjitha pakënaqësive që janë krijuar në këto 8 vite në PD.

“Mjaft e thjesht të thoje një emër, situata është serioze dhe shumë komplekse, ata që kanë kontribuar në këtë situatë janë një sërë faktorësh të cilët nuk nisin me datën 9 shtator, ashtu sikundër është pozicionimi zyrat i selisë, por nga një sërë pakënaqësish të cilët anëtarësia e PD i kanë përjetuar në kohë të ndryshme dhe pas humbjeve të zgjedhjeve të përgjithshme janë thelluar. Vendi i fundit i 9 shtatorit i Bashës shërbeu si katalizator për ta shpërthyer në këtë formë, problemet aty kanë qenë”, u shpreh Kaso.

You may also like