ATHINË, 20 korrik /ATSH-AA/ – Numri i banorëve në Greqi gjatë 10 viteve të fundit ka rënë me 382 716 persona, thënë ndryshe 3,5 për qind, raporton sot media lokale duke iu referuar agjencisë shtetërore për statistikë.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë që këtë vit e kreu Enti Grek për Statistikë (ELSTAT), shifra momentale e banorëve arrin 10 432 481, bëri të ditur agjencia shtetërore greke e lajmeve ANA.
Kjo tregon për rënien e numrit të banorëve prej 3,5 për qind krahasuar me regjistrimin e fundit të vitit 2011 kur vendi numëronte 10 815 197 banorë.
Femrat përbëjnë 51,3 për qind të popullatës dhe janë 5 357 232 ndërsa meshkuj janë 5 075 249.
Në raport theksohet se pothuajse 3,8 milionë njerëz jetojnë në rajonin e decentralizuar të Atikës, i cili përfshin kryeqytetin Athinë dhe qytetin port pranë Pireut./ /os/