Demiral zyrtarisht i Atalantës, në arkat e Juventusit shkojnë 20 milionë euro

by admin
Spread the love

Merih Demiral pritej të largohej nga Atalanta, por këta të fundit kanë bërë prapa kthehu. Ata kanë vendosur të shfrytëzojnë të drejtën e blerjes për mbrojtësin turk dhe tashmë është zyrtarisht lojtari i Atalantës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bergamask me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të komunikohej se Demiral është transferuar me titull përfundimtar nga Juventusi drejt Atalantës.

Ndërkohë që për sa i përket kostos së operacionit, në arkat e Juventusit kanë shkuar rreth 20 milionë euro. Mediat italiane më parë flisnin për faktin se Atalanta nuk do të shfrytëzonte opsionin e blerjes, por ka ndodhur krejtësisht e kundërta. /oversport.tv

You may also like