Demet Ozdemir i jep fund beqarisë, pamjet nga fejesa e aktores turke – Shqip

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur turke, Demet Ozdemir është fejuar me partnerin e saj, këngëtarin Oguzhan Koç. Çifti ka mbajtur një ceremoni fejese ku të ftuar ishin miqtë e tyre më të ngushtë dhe të afërmit. Demet kishte veshur një fustan të gjatë rozë dhe dukej shumë elegante, ndërsa flokët i kishte lidhur dhe kishte vendosur një makeup shumë të lehtë. Fotot nga ceremonia janë shpërndarë menjëherë në rrjete sociale dhe të gjithë kanë nisur me urime për çiftin e ri. Demet dhe Oguzhan kanë 2 vite së bashku. Demet u bë e njohur në Shqipëri me rolin e saj në serialin “Erkenci kus” ku luante krah Can Yaman teksa seriali i fundit ku e pamë ishte “Shtëpia ime, fati im”, në TV Klan.

You may also like