Del zbuluar dhe rroga e Lulzim Bashës

by admin
Spread the love

Në Shqipëri, të dhënat e pagave të mbi 637 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, po qarkullojnë lirisht përmes aplikacionit whatsapp.

Kryetari i PD Lulzim Basha, në bazë të dokumentit që po qarkullon në media dhe rrjetet sociale, paguhet 150,000.00 lekë në muaj.

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me publikimin e listës së Tatimeve ku pasqyrohen të dhëna mjaft sensitive për qytetarët, siç janë numri i identifikimit si edhe paga bruto. Lista, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “Whats App” masivisht edhe përbën një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

You may also like