Del video e plagosjes së shqiptarit në Greqi – Shqip

by admin
Spread the love

38-vjeçari tentoi të grabiste filialin e një banke

Ky është momenti kur policia greke plagosi me armë 38-vjeçarin shqiptar Elton Zoto. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës në lagjen Colonos të Athinës.

Shqiptari kishte tentuar grabitjen e filialit të një banke, por njëri nga punonjësit aktivizoi alarmin dhe nuk vonoi mbërritja e një patrulle policie. 38-vjeçari tentoi të largohej, por në ndjekje të tij u vunë forcat e rendit.

Siç duket edhe në pamje një moment ai ka tentuar të sulmojë njërin prej policëve, por ai e ka qëlluar me 2 plumba duke e shtrirë në tokë. Më pas efektivët e tjerë kanë ndërhyrë duke i marrë thikën dhe duke i vënë prangat.

I plagosur në bark, shqiptari është dërguar në një prej spitalet e Athinës ku i është komunikuar edhe masa e arrestit. Sipas mediave greke Elton Zoto njihet si përdorues i lëndëve narkotike.

Tv Klan

You may also like