Del fotoja, demokratët zgjedhin kryetarin e ri, Enkelejd Alibeaj ikën për plazh në Himarë për të marrë ca rreze

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ku përballë ish-kryeministrit Sali berisha, garon Ibsen Elezi, ku mijëra anëtarë të PD, kanë dalë për të votuar për kreun e ri të Partisë, e disa prej deputetëve kanë vendosur që të bojkotojnë zgjedhësit e tyre.

Njëri prej tyre është deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili është bërë pjesë e farsës së Edi Ramës, për zgjedhjen e Presidentit dhe ka hyrë në negociata me Taulant Ballën.

Si deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili ditën që demokratët mblodhën Kuvendin Kombëtar, u arratis në Francë edhe sot Enkelejd Alibeaj, ka vendosur të braktisë demokratët.

Si duket në foton e mbërritur në redaksinë e SYRI.net, Enkelejd Alibeaj, ka vendosur të marrë ca rreze dielli në Himarë, që të vijë me forca të reja në raundin tjetër të farsës së Edi Ramës me zgjedhjen e Presidentit.

Foto

You may also like