Deklarata e parë Chelseat për pushtimin e Ukrainës – nuk e përmendin Rusinë

by admin
Spread the love

Klubi i Chelseat ka dalë me komunikatë zyrtare lidhur me qendrimin e tyre për luftën Rusi – Ukrainë.

Klubi i Chelseat shkroi se situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese, duke potencuar se klubi përkrahë shtetin ukrainas, por pa përmendur emrin e Rusisë prej të cilëve po pushtohen ukrainasit, shkruan Insporti.

“Situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese. Lutujet dhe mendimet e Chelsea FC janë me të gjithë në Ukrainë. Të gjithë në klub po luten për paqe” – shkruhej në komunikatën e Chelseat.

Ndryshe, ditën e djeshme, miliarderi rus Roman Abramovich ka dorëzuar “administrimin” e klubit të Chelseat te administruesit e fondacionit të tij bamirës.

Në një deklaratë ai tha: Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen duke luajtur gjithashtu një rol pozitiv në komunitetet tona. Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të klubit. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave.

Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administruesve të besuar të Fondacionit bamirës të Chelsea kujdesin e klubit. Besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”.

/Insporti.com

You may also like