Deklarata e ambasadores Kim, reagon Partia e Lirisë: Jemi të vendosur për të ndihmuar

by admin
Spread the love

Partia e Lirisë ka deklaruar përmes Sekretarit të Përgjithshëm Tedi Blushi se është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Blushi deklaroi se do të furnizojë SPAK-un me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë vjedhjet e kryeministrit Rama dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve.

“Mbështetim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet banale politike të Edi Ramës ndaj SPAK dhe Drejtësisë.

Partia e Lirisë është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK, siç po vepron, duke e furnizuar me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë botërisht vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve.

Partia e Lirisë pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë ndaj kallëzimeve penale dhe që abuzuesit me taksat e shqiptarëve të marrin menjëherë ndëshkimin e merituar dhe të shumëpritur nga populli shqiptar.

I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga cilësimet e SPAK, si krijesë të PS, siç bëri në Kongresin e Partisë së 9 majit kur tha ndër të tjera se: “SPAK-u nuk do ekzistonte po të mos ekzistonte kjo parti”, sepse të tilla kërcënime dhe shantazhe nga partia-shtet kompromentojnë rëndë funksionimin e drejtësisë së pavarur dhe të bazuar vetëm në ligj”, shkruan Tedi Blushi.

Ky reagim vjen pasi ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim reagoi ashpër duke thënë se kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk duhet të pranohen më si “normale”, dhe se këto sjellje nuk i përkasin një vendi të NATO-s që ka hapur negociatat me BE-në.

You may also like