Dega e BDI-së, Studeniçan i bashkëngjitet “Grupit të zjarrit”

by admin
Spread the love




“Grupit të Zjarrit” i është bashkuar edhe BDI- dega e Studeniçanit. Në një letër publike, të nënshkruar nga

anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, anëtarë të këshillit komunal, forumit rinor dhe ish ushtar të UÇK-së, Ahmetit i kërkohet që të mos digjet siç thonë ata mundi dhe sakrifica për partinë në emër të një individi.

Në letrën janë kërkesat e “Grupit të Zjarrit”, pakënaqësitë e tyre për funksionimin e partisë, sidomos me sjelljen dhe veprimet e zv/kryeministrit të parë, Artan Grubi.
Ata thotë se politikat e deritashme kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve të partisë.

 


You may also like