Debutim i hidhur për Hoxhën te Dinamo – humbje 3:0

by admin
Spread the love

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, ka pasur debutim të hidhur me Dinamo Zagrebin në kampionatin kroat.

Dinamo të martën mbrëma ishte vendase, por u mposht thellë, 3:0, nga Lokomotiva e Zagrebit. Ndeshja ishte e mbetur dhe i takoi xhiros së katërt të ligës kroate.

Duje Çop shënoi për 1:0 në minutën e pestë dhe për 2:0 në minutën e shtatë. Çop shënoi edhe për 3:0 në të mirë të Lokomotivës në minutën e 87-të.

Hoxha luajti deri në minutën e 63-të. Arijan Ademi luajti deri në minutën e 77-të për Dinamon. Ai është kapiten i skuadrës. Hoxha u transferua te Dinamo nga Slaven Belupo.

Jon Mersinaj startoi te Lokomotiva dhe e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes. Feta Fetai luajti prej minutës së 67-të, ndërsa në minutën e 89-të Çopin e zëvendësoi Art Smakaj.

Dinamo është e treta në tabelë me 34 pikë nga 18 ndeshje. Tani ka një ndeshje më pak se Hajduku që udhëheq me 41 pikë.

Lokomotiva është e gjashta me 24 pikë.

You may also like