Debati për rivotimin e Buxhetit vazhdon nesër

by admin
Spread the love




Debati në Komision për financim dhe buxhet për rivotimin e Buxhetit për vitin 2022 vazhdon nesër në orën 11:00. Në debatin e sotëm deputetët e opozitës dhe pozitës mbetën me qëndrime të kundërta.

Sipas deputetëve të pozitës, me rivotimin projektohen më shumë mjete nga buxheti për mbështetjen e standardit të qytetarëve dhe mbështetet aktiviteti ekonomik, ndërsa opozita mbetet në qëndrimin se buxheti nuk është dimensionuar në mënyrë përkatëse dhe se mbushet vetëm në kurriz të qytetarëve.

Deputeti Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE theksoi se rivotimi është i vonuar dhe se Qeveria është dashur në mënyrë më efikase dhe më në kohë të reagojë, duke e pasur parasysh edhe luftën dhe në përgjithësi të gjitha efektet të cilat më vonë erdhën si ekonomikisht të pafavorshme.

“Presim momente më të reja në Buxhet, por për fat të keq asgjë e re. Bëhet fjalë për buxhetin më të keq deri më tani, pasi është më i madhi në historinë e ekonomisë por edhe më voluminozi në deficitin buxhetor”.

Sipas tij, Qeveria duhet të qaset me më pak optimizëm dhe më shumë realitet, që të kenë dëshpërim më të vogël nga qytetarët.

“Masat të cilat i hoqi Qeveria duke heshtur, ndërsa të cilat skaduan për shkak të afateve kohore por edhe duke mos i pranuar propozimet e opozitës dhe të qytetarëve lë vakum hapësirë në të cillën shteti ynë është vendi i vetëm në rajon e mbase edhe në Evropë, që për momentin në fuqi nuk ka kurrfarë masash efektive antiinflacionit. Rritja e tillë e deficitit buxhetor nuk mund të thuhet se është shkurtim i shpenzimeve joproduktive, nëse merret zëri për mallra dhe shërbime thuajse askund nuk ka shkurtim. Nuk është buxhet që kursen, por buxhet i cili shpenzon”, shtoi deputeti Petrushevski.

 


You may also like