Debati për rikonstruimin e Qeverisë së Maqedonisë vazhdon nesër

by admin
Spread the love





Deputetët në seancën e sotme të 104-të parlamentare kanë vazhduar debatin për rikonstruimin e Qeverisë, përkatësisht për shkarkimin e ministrave dhe zëvendësministrave nga Alternativa dhe emërimin e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj nga Aleanca për Shqiptarët që u bë pjesë e Qeverisë ditë më parë.

Seanca parlamentare për rikonstruimin e Qeverisë do të vazhdojë nesër në orën 12:00.

Shumica e re parlamentare do të ketë numrat e njëjtë si ajo e formacionit LSDM, BDI dhe Alternativa. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se rikonstruimi i Qeverisë do të votohet nga të paktën 64 deputetë.

Largimin e Lidhjes Demokratike e vlerësoi si lëvizje të pritshme duke shtuar se nga Pavle Trajanov pret konstruktivitet në çështjet që lidhen me integrimet.

“Vendimi i Lidhjes Demokratike nuk ndikon në fuqinë dhe stabilitetin e shumicës parlamentare. Më gëzon fakti se Lidhja Demokratike deklaroi se mbetet pjesë e rrugës Evropiane dhe do të mbështet vendime të kësaj rruge, gjë që nuk është vërtetuar deri sot pasi Trajanov dje nuk votoi Marrëveshjen me Frontex. Besoj se në të ardhmen do të ketë mundësi ta dëshmon përcaktimin e tij. Ju thash se shumica parlamentare është e fortë, stabile dhe rikonstruimi i Qeverisë do të votohet me mbi 64 vota”, tha Dimitar Kovaçevski.







Artikulli paraprakQeveria e “Dimitar Pashës” sikurse Hamami “Daut Pashës”




You may also like