Debatet e ashpra mes Kristit dhe Armaldos, ja çfarë ndodhi mes tyre

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditët e fundit, ka pasur debate të ashpra mes Kristit dhe Armaldos. Dy nga banorët më të vjetër të shtëpisë duket se kanë pakënaqësi me njëri tjetrin.

Maestro Armaldo tha Kristit se është dobësuar shumë dhe se ka nevojë të shëndoshet kur të dalë nga shtëpia. Maestro shtoi se ai ka probleme psikologjike, që i janë shkaktuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Kristi reagoi shumë keq nga komenti i Armaldos. Ai i tha atij, se sapo e zhyti veten edhe më keq me atë që tha.

Qetsori nga ana tjetër, e pyeti Oltën që pse ajo ndërhyu në debatin mes tyre. Kristi tha se Olta ndihmoi Armaldon sepse ai ishte keq. Por, Olta tha se nuk ka lidhje, pasi debati nisi që dje dhe ndërhyrja e saj ndodhi sot.

You may also like