Dea Mishel flet pas eksperiencës në Big Brother: Tani jam rritur shumë

by admin
Spread the love

Dea Mishel Hoxha ishte një ndër banoret më të komentuara gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP, e cila qëndroi për plot 133 ditë dhe arriti të ishte një ndër katër finalistët e spektaklit.

E tashmë që BBBV ka mbaruar, ish-banorja ka treguar së fundmi eksperiencën e saj në shtëpinë e famshme dhe si ka ndikuar tek ajo.

E ftuar në “TAR”, Dea u shpreh se loja në shtëpinë e famshme ishte sfiduese dhe tsshmë ndihet më e pjekur.

“Jam pjekur, kam qenë pak më e papjekur. Është bukur jeta kur je e papjekur, nuk mendon shumë. vepron ashtu si të vjen. Tani jam më e matur. Ishte shumë sfiduese si eksperiencë”, tha Dea.

You may also like