De Sciglio trazon kampin e Juventusit, rrezikon të qëndrojë një muaj pushim

by admin
Spread the love

Mattia De Sciglio trazon kampin e Juventusit në prag të ndeshjes kundër Milanit, që do të luhet të shtunën në orën 18:00 në “San Siro” dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Lojtari u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Maccabi Haifa në Champions dhe kontrollet e ditës së sotme nuk sjellin lajme pozitive.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi bardhezi bën me dije se De Sciglio ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe rrezikon që të qëndrojë një muaj larg fushës së blertë. Gjithsesi pas 10 ditësh do të bëhet një tjetër kontroll për të vlerësuar më saktë gjendjen e lojtarit. / Oversport.tv

You may also like